Kosova

Gorani: VV’ja e ka zhdukur dallimin mes kriminelit dhe kundërshtarit politik

Analisti Dukagjin Gorani thotë se Vetëvendosje ka zhdukur dallimin në mes të kriminelit dhe kundërshtarit politik.

Komentet Gorani i ka bërë në emisionin Pressing në T7.

“Tregimi i Vetëvendosjes ka qenë një trik e ajo është zhdukja e dallimit në mes të kriminelit dhe kundërshtarit politik. Ajo që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje gjatë këtyre dy viteve të kaluara është përgjithësimi’, tha Gorani.

Çka ka ndodhur gjatë këtyre dy vjetëve?

“Atyre që nuk janë pajtuar me qëndrimet e VV’së kanë filluar me zhvillu një ndjenjë të përjashtimit ose një ndjenjë që është akoma më e keqe, të inkriminimit”, shtoi ai.

“Meqenëse është nis prej një dogme të padiskutueshme, kush s’është me neve është i keq se ne jemi e vërteta, ne jemi e mira e kjo është rreziku më i madh për një shoqëri të lirë. Kjo është e padiskutueshmja e kush e konteston dhe e diskuton qëndrimin tonë futet në grup me të gjithë ata për të cilët ekzistojnë dëshmi që kanë kryer krime dhe aty nis inkriminimi”, theksoi Gorani.