Golden Eagle Ylli mposht Tiranën

Golden Eagle Ylli ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Ligës Unike. Skuadra suharekase të mërkurën ka mposhtur Tiranën me rezultat 56:92. 

Tiranasit krijuan avantazh në çerekun e parë me rezultatin 25:21, por megjithatë Golden Eagle Ylli tregoi vullnet dhe forcë të jashtëzakonshme, duke mposhtur kundërshtarin në periudhat e mëtejshme të lojës. Në veçanti, periudhat e dyta dhe e treta u shënuan nga një dominim absolut i skuadrës së Yllit.

Alonzo Verge Jr, pati performancë të jashtëzakonshme duke shënuar njëzet e shtatë pikë dhe duke bërë nëntë kërcime. Nga ana tjetër, Gerald Dangelo Davies nga Tirana ka realizuar nëntëmbëdhjetë pikë. 

Go to TOP