Gjykata aprovon pjesërisht kërkesën e gruas së Akil Gjakovës për urdhrin mbrojtës emergjent nga ai

Gjykata Themelore në Pejë, – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, e ka aprovuar pjesërisht kërkesën e palës së mbrojtur Suela Muminoviq-Gjakova, për urdhrin mbrojtës emergjent ndaj Akil Gjakovës.

Siç thuhet në aktvendimin e siguruar nga Klan Kosova, Gjakova ndalohet t’i afrohet gruas së tij në distancë prej 50 metra në shtëpinë ku është duke qëndruar tani.

Gjithashtu i ndalohet në të ardhmen të ushtrojë dhunë fizike dhe psikike apo ta bllokojë lëvizjen e viktimës.

“Aprovohet pjesërisht si e bazuar kërkesa e palës së mbrotjur Suela Muminoviq Gjakova për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes emergjent”, thuhet në aktvendimin e siguruar nga Klan Kosova.

“Aprovohet urdhri për mbrojtje emergjente kundër palës përgjegjëse Akil Gjakova, ashtu që i ndalohet palës përgjegjëse Akil Gjakovës nga Peja, afrimi i palës së mbrojtur. Suela Muminoviq Gjakova në distancë prej 50 metra në shtëpinë ku është duke qëndruar tani pala e mbrojtur në rrugë qytet dhe vendin e punës.  I ndalohet në të ardhmen të ushtrojë dhunë fizike dhe psikike, të bllojë lëvizjen e viktimës, ta ofendoj, shqetësoj dhe kërcënojë palën e mbrojtur”.

Gjithasthu në akvendimin, thuhet se fëmija i mitur Mal Gjakova i besohet përkohësisht palës së mbrojtur përkatësisht të ëmës sët ij në përkujdesje rritje dhe edukim.

Gjithashtu Akil Gjakova obligohet që të paguajë alimentacion për fëmijën prej 250 euro nga data e paraqitjes së kërkesës për urdhrin mbrojtës emergjent.

“Obligohet pala përgjegjëse Akil Gjakova që në emër të mbajtjes financiare (alimentacionit) për fëmijën ta paguajë shumën në lartësi prej 250 euro nga dita e paraqitjes së kërkesës dt 18.04.2024 derisa të zgjatë urdhri mbrojtës emergjent, ku pagesa do të bëhet më së voni deri me dt 05 të muajit vijues për muajin paraprak dhe atë në xhirollogarinë bankare të përfaqësueses ligjore të fëmijës, derisa zgjatë urdhri mbrojtës emergjent”.

Përndryshe Gjykata Themelore në Pejë Departamenti i Përgjithshëm Penal ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj xhudisti Akil Gjakova, i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”

Përndryshe, xhudisti Akil Gjakova u shpall në kërkim të martën nga Policia e Kosovës, për veprën “Dhunë në familje”, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu, Federata e Xhudos ka reaguar duke thënë se besojnë në pafajësinë e Gjakovës.

Go to TOP