Gjuan me armë zjarri në Istog, Policia ia sekuestron mjetet dhe e arreston

Dje ka ndodhur një rast i gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Caralluk në Istog. “Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs aty ka kontaktuar tё dyshuarin, i cili deklaron se posedon njё armё tё gjatё”, njofton Policia.

Pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit A.A. i lindur në vitin 2003, i janë sekuestruar  një pushkё automatike (mitraloz), një karikator i rrumbullakët, një fishek kalibër i panjohur, dy gёzhoja, dy pistoleta, karikator.

Tashmë ai është arrestuar dhe dyshohet për veprën penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve”.

Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48 orё. /Kosova.info/

Go to TOP