Gjuajti me armë në dasmë, arrestohet qytetari nga Sibovci i Podujevës

Një qytetar i fshatit Sibovc të Podujevës është arrestuar të enjten pasi kishte gjuajtur me armë në dasmë. Atij i është konfiskuar revolja dhe është dërguar në mbajtje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në një restorant në fshatin Sibovc të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë, të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: L.H, mashkull, 24 vjeç, i cili kishte shtënë në aheng familjar”, njofton policia.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat: Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm; Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Kujtojmë se institucionet e sigurisë vazhdimisht kanë bërë thirrje me moton “Festo me zemër jo me armë”. Por, shumë qytetarë nuk po i përmbahen këtij apeli dhe po përfundojnë  në pranga. /Kosova.info/


Go to TOP