Gjuajtën me armë në aheng familjar, arrestohen dy persona në Prizren
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë një ahengu familjar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë, katër fishekë dhe tetë gëzhoja.
Të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
