Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” rikthehet në programin e promovimit të vlerave humane

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” është sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH), organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës, pas suksesit të vitit të kaluar. Ky program synon të inkurajojë të rinjtë të angazhohen në projekte shoqërore dhe të zhvillojnë vlera si solidariteti, empatia dhe bashkëpunimi.

Në edicionin e kaluar, ekipi i nxënësve, nën udhëheqjen e disenjatorëve Majlinda Hykolli-Prebreza dhe Jeton Ismajli, fitoi vendin e parë me pesë projekte, duke përfshirë një projekt interkulturor. Këtë vit, programi drejtohet nga profesoresha Blenda Fetahu dhe psikologia Arta Hiseni, me nxënësit që tashmë kanë përfunduar tre punëtori dhe janë të përkushtuar në implementimin e projekteve dhe punën në terren.

Drejtori i gjimnazit, Amir Pllana, ka ofruar mbështetjen e tij për ekipin, ndërsa promovimi i aktiviteteve po dokumentohet përmes fotografive profesionale nga Bleart Fetahu. Përfshirja e vazhdueshme e këtij institucioni në PVH tregon angazhimin e tij për të nxitur vlerat humane dhe aktivizmin qytetar te të rinjtë. /Kosova.info/


Go to TOP