Gjilani kampion vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës

Gjilani ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të javës së 18-të me rezultat 1-0 dhe është shpallur kampion vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.

“Skifterat” u treguan më konkret duke mposhtur “Xhebrailat” në derbin e javës së fundit të sezonit vjeshtor.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se rrezikuan aq shumë, pasi nuk dëshironin të lejonin hapësira mbrapa.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, shifrat mbeten të pandryshuara dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste, teksa nuk mungoi as goli, i cili u shënua nga mysafirët.

Goli i vetëm në këtë pjesë dhe në këtë ndeshje erdhi në minutën e 77-të me anë të yllit të skuadrës, Gerhard Progni, i cili shënoi një supergol për 0-1.

Deri në fund pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshura dhe Gjilani mori një fitore të madhe.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e parë me 35 pikë duke u shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës, ndërsa Ballkani dhe Drita renditen poshtë tyre me nga 34 pikë. 

Go to TOP