Gjilan: Tejkalojnë shpejtësinë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

Gjilan, 09 Korrik 2023    

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës stacioni policor në Viti,  kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tijë, kishte fotografuar matësin e shpejtësisë  dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 80 Km/h gjersa ka tejkaluar në 140 km/h transmiton Kosova.info

Me këto veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. 

Ndaj  kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.                                                                                                                

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’,

E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:

192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

Go to TOP