Gjilan, arrestohet pasi sulmoi dy zyrtarë policorë derisa e transportonin për tretman mjekësor

Një person është arrestuar dje në Gjilan pasi kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër.

Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP