Gjiganti energjetik i Norvegjisë do të largohet nga partneriteti i tij në Rusi

Kompania norvegjeze e naftës dhe gazit Equinor, do të ndalojë të gjitha investimet e reja në Rusi dhe do të fillojë të dalë nga sipërmarrjet e saj të përbashkëta atje, raporton CNN.

Kështu ka thënë kjo kompani të hënën në një deklaratë.

“Ne të gjithë jemi thellësisht të shqetësuar nga pushtimi i Ukrainës, i cili përfaqëson një pengesë të tmerrshme për botën”, është shprehur Anders Opedal, president dhe drejtor ekzekutiv i Equinor.

Kompania tha se kishte 1.2 miliardë dollarë investime afatgjata në Rusi në fund të vitit 2021.

Ajo ka operuar në Rusi për më shumë se 30 vjet dhe ka një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë shtetërore ruse të naftës Rosneft.

Siç raporton CNN, qeveria norvegjeze zotëron dy të tretat e Equinor, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Të dielën, qeveria norvegjeze njoftoi gjithashtu në një deklaratë se do t’i kërkojë fondit të saj të pasurisë sovrane që të largohet nga Rusia.

Fondi e përshkruan veten si një nga më të mëdhenjtë në botë, duke mbajtur 1.5% të të gjitha aksioneve në kompanitë globale të listuara.

Go to TOP