Gjermani Feliks Cvajer do të gjykojë ndeshjen Holandë-Angli

Holandë-Angli, është gjysmëfinalja e dytë e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

‘Tulipanët’ dhe ‘Tre Luanët’ do të përballen të mërkurën mbrëma në një sfidë që pritet të sjellë duel të zjarrtë.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në duelin Holandë-Angli.

Feliks Cvajer do të jetë gjyqtari i kësaj sfidë. Gjermani është vlerësuar nga UEFA për mënyrën se si ka gjykuar tri takimet, të cilat i janë besuar në këtë Evropian.

Go to TOP