Kryeministri francez ofron dorëheqjen në Pallatin Elysée, Macron i kërkon të qëndrojë

Kryeministri francez, Gabriel Attal ka shkuar në Pallatin Elysée për të ofruar dorëheqjen te presidenti Emmanuel Macron, pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku koalicioni i partive të majta doli i pari.

The Guardian raporton se Macron i ka kërkuar Attalit të qëndrojë si kryeministër “për momentin”.

Macron mund të zgjedhë kë të dojë si kryeministër të ardhshëm sipas kushtetutës, por në praktikë ai duhet të zgjedhë dikë të pranueshëm për parlamentin – zakonisht liderin e partisë më të madhe.

Jean-Luc Mélenchon, kreu i së majtës së fortë France, partisë më të madhe në bllokun e koalicionit të të majtëve, i cili doli e i pari, tha se kryeministri Gabriel Attal “duhet të shkojë” dhe se fai është “gati për të qeverisur”.

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme ishte një goditje për partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e cila ishte parashikuar të fitonte më shumë vende në Parlament, por doli në vendin e tretë, si dhe presidentit Emmanuel Macron, aleanca qendrore e të cilit së bashku humbi rreth 80 vende dhe doli në vendin e dytë.

Go to TOP