Gjermani: CDU/CSU dhe SPD në prag të marrëveshjes
Pas zgjedhjeve federale në Gjermani të cilat u mbajtën më 23 shkurt, duket se është gati arritja e një koalicioni. Sot po mbahet rundi i radhës i bisedimeve, ku pritet të arrihet marrëveshja për qeverisje.
Liderët e Kristian Demokratëve të Gjermanisë, e njohur si CDU, ata të Kristian Socialëve , e njohur si CSU dhe Social demokratëve, e njohur si SPD-s takohen sot e që pritet të jetë rundi i fundit i negociatave për koalicionin qeverisës, me një marrëveshje që pritet të arrihet orët në vazhdim.
Takimi po mbahet në selinë e CDU-s në Berlin. Karien Prien, nënkryetarja e CDU-s, me të arritur në takim është shprehur, në mënyrë figurative duke thënë se jemi në metrat e fundit dhe beson se sot do të arrihet një rezultat i mirë.
Markus Soder, Lideri i CSU-s ka thënë ta ketë ndjenjën se dita e sotme do të jetë ditë e mirë për Gjermaninë por edhe Bavarinë. Edhe Anke Rehlinger, zv/liderja e SPD-s ishte në të njejtën trajektore si dy kolegët e saj. Jam e bindur se bashkërisht mund t?i kalojmë edhe këto metrat e fundit.
Negociatorët nga tre partitë duan që marrëveshjen për koalicion ta arrijnë pasditen e sotme. Nëse kjo do të arrihet, me gjasë atë do ta prezantojnë atë në një konferencë për shtyp.
Zgjedhjet federale në Gjermani u mbajtën me 23 shkurt të këtij viti për zgjedhjen e 630 deputetëve për Bundestag apo paralamentin federal të vendit. Koalicioni CDU/CSU ka fituar 28.6% të votave, e dyta doli partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë me 20.8% të votave të fituara ndërsa e treta doli partia e kancelarit Scholz , socialdemokrtatët me 16.4%. Të Gjelbërtit dolën të katërtit me 11.6%.
