Seremb Gjergji: Si shpirt i bardhë i Kozetës, nuk ka për të lindur në 100 vite!
Dritare Tv ka realizuar një dokumentar mbi aktivisten, pedagogen dhe miken e ngushte të të gjithëve, Kozeta Noti.
Në edicionin e lajmeve ishte i ftuar një prej miqve të saj, i cili ka qenë edhe pjesë e dokumentarit, Seremb Gjergji, ku tregoi më tepër nga kujtimet dhe përjetimet e tij me Kozetën.
“Me të vërtetë ka qenë një moment i mallëngjyeshëm për mua, por edhe gjithashtu një ndjenjë krenarie, kur mora vesh për dokumentarin, që do të realizonit, se vërtet një shpirt i bardhë si ai i Kozetës, e meriton që edhe njerëzit e tjerë ta njohin dhe shohin, si dhe ta përjetojnë atë që ajo vërtetë ka mundur dhe ka arritur të tejkalojë ose të prekë tek zemrat e njerzve të ndryshëm si në Kosovë edhe në Shqipëri. Madje unë besoj se Kozeta ka qenë një person multidisiplinar edhe në këtë kuadër ajo do t’i mungojë tri shteteve.
Do t’i mungojë Shqipërisë shumë, për kontributin e saj që ka dhënë nga vitet 90’ për ta emancipuar rininë shqiptare, dhe për t’i dhënë një kah ose drejtim të jashtëzakonshëm, kësaj rinie që sot të jenë ata që arrijnë të ndërtojnë dhe të mbajnë një shtet. Në kosovë që ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme gjatë luftës, por edhe pas luftës, dhe dashuria e saj për Kosovën, në mënyrë shumë unike dhe të veçanta në ato përjetimet e saj që i ka shkruar në një ditar, që ndodhta edhe bëhet publik një ditë.
Edhe Italia, e cila ka qenë gjithmonë dashuri për Kozetën, një lloj magjie, që sa herë bisedonte për të tregonte sesi dhe sa ka mundësi që kultura jonë shqiptare t’i jepte kulturës italiane, por edhe e kundërta. Kështu që unë mendoj që një shpirt i bardhi si ajo, edhe lutem shumë të lindë diku dhe të vazhdojë të jetojë në 100 vitet e ardhshme, pasi mendoj që si Kozeta nuk ka për të lindur njeri në këto 100 vite”, u shpreh Gjergji, një nga miqtë e afërt të Kozetës./Xh.Xh/dritare.net
