Kosova.info

Gjeologu Bytyqi: Faktori njeri është kryesori që po ndodhin vërshimet

Valbon Bytyqi, gjeolog, në një lidhje direkte për Kiks Kosovën paraqiti problemet që i shkaktojnë vërshimet në Kosovë.

Bytyqi thotë që roli i faktorit njeri në përmbytjet nga uji janë të pashmangshme, si rasti i prerjes së pyjeve dhe mungesa e marrjes për bazë të planifikimeve hapësinore.

Sipas tij, faktori kryesor që ka dështuar në këtë rast është faktori njeri. “Për t’u zgjidhur ky problem është vetëdijesimi i qytetarëve, duke filluar nga familja”, thotë ai.

Nëpër qytete konsideron që ka problem të menaxhimit të ujërave hapësinorë, pasi kanalizimet thotë se nuk janë të rregulluara si duhet.

“Sasia e reshjeve në këtë rast shton se duhet të merret për bazë pasi ishte shumë e madhe. Në Kosovë nuk janë respektuar zonat që nuk duhet të ketë vendbanime”, shprehet Bytyqi.

Sa u përket zonave që nuk duhet të ketë vendbanime, sipas gjeologut, ato duhet të jenë të ndara në dy pjesë ku kalojnë lumenjtë. “Në Kosovë dokumentet e planifikimit nuk janë marrë parasysh, ndërsa për zonat që kanë potencial të vërshimeve nuk është marrë parasysh faktori reliev”, theksoi gjeologu Valbon Bytyqi.

Por çfarë duhet të ndërmerret tutje? Bytyqi thotë se shtretërit e lumenjve duhet të rregullohen, poashtu pjesa e brigjeve, kanalet rrjedhëse dhe mbjellja e druve, pasi i parandalojnë vërshimet. /Klankosova.tv

Më të fundit

escort mersin - izmir escort