Gjeneralmajori jordanez uron Maqedoncin, thotë se bashkëpunimi mes dy vendeve po thellohet

Kryesuesi i Shefave të Shtabeve të Selisë Qëndrore të Forcave të Armatosura Jordaneze, Gjeneralmajor Yousef AL Hnaity, ka uruar Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emërimin e tij si ministër.

Përmes një letre të shkruar, Hnaity ka thënë se emërimi i Maqedoncit në detyrën e re erdhi pas profesionalizimit dhe përkushtimit të tij.

“Kryesues i Shefave të Shtabeve të Selisë Qëndrore të Forcave të Armatosura Jordaneze, Gjeneralmajor Yousef A. AL Hnaity, uron Ministrin Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re. Në letrën e Gjeneralmajor Al Hnaity vlerësohet parneriteti që ekziston ndërmjet dy shteteve e që në vazhdimësi është duke u thelluar përgjatë viteve. Ndërsa shpreh sigurinë se pikërisht profesionalizmi dhe përkushtimi në punë i Kolonel Maqedoncit, ka qenë arsyeja e emërimit të tij si Ministër i Mbrojtjes”, thuhet njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej, Gjeneralmajori Hnaity ka shprehur besim në përvojën e Maqedoncit, teksa i uron mbarësi në trajtimin e të gjitha çështjeve aktuale dhe sfidave në të ardhmen.

Go to TOP