Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë

Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.

Zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci, ka shtuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57-vjeç, është pa shenja jete”.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që e karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.


Go to TOP