Gjendet një trup i pajetë në Greqi, dyshohet se është i doktorit të BBC-së që u zhduk të mërkurën

Një trup i pajetë është gjetur në kërkimin që autoritetet po e bënin për prezantuesin e zhdukur të televizionit britanik, Michael Mosley në Greqi, tha një zëdhënës i policisë, por ka nevojë për identifikim zyrtar, raporton CNN.

Mosley, i cili jep këshilla shëndetësore në mediat britanike, u zhduk të mërkurën pasi doli për një shëtitje vetëm në ishullin grek të Symit.

Një trup u gjet të dielën në mëngjes, tha Konstantia Dimoglidou, duke folur në OPEN TV. Dimoglidou tha se policia ishte duke shkuar për në vendngjarje pranë plazhit Agia Marina. Nuk kishte asnjë të dhënë të menjëhershme për shkakun e vdekjes.

Policia, zjarrfikësit, rojet bregdetare dhe vullnetarë kanë kaluar ditë të tëra duke kërkuar në tokë e në det mjekun, i cili nuk e mori telefonin me vete. Policia kishte hetuar gjithashtu raportet se ai kishte folur me vendasit gjatë shëtitjes së tij.

Të premten, operacioni i kërkimit u tha se ishte përqendruar në zonën Pedi të ishullit, ku një grua raportoi se e kishte parë atë të mërkurën. Plazhi afër vendit ku u gjet kufoma është jo shumë larg asaj zone.

Transmetuesi 67-vjeçar gjithashtu u shfaq në programe britanike si “The One Show” të BBC-së dhe “This Morning” të ITV-së dhe është një kolumnist për gazetën britanike Daily Mail.

Go to TOP