Gjendet në Lumbardh trupi i pajetë i gruas që kërkohej që dy ditë

Është gjetur në lumin Lumbardh trupi i pajetë i gruas nga Deçani që kërkohej prej dy ditësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

“Pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë me inicialet SH,P”, kanë njoftuar Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Viktimën e kërkuan ekipet e Kërkim Shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare, të cilat kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet lokale të Komunës së Deçanit dhe Policinë e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP