Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur të martën në Fushë Kosovë.

Në raportin policor bëhet e ditur se ekipi i emergjencës dhe njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes, ku  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen  e viktimës. 

“Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit  trupi i pajetë është lejuar për ceremoni mortore”, ka njoftuar Policia.

Tutje bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.


Go to TOP