Gjenden mbetje mortore në Prishtinë

Dy persona kanë informuar Policinë e Kosovës se në brendi të pyllit kanë hasur në disa eshtra të njeriut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë.

“Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar. 

Go to TOP