GJEDNJ i kërkon Rusisë që dy britanikët e dënuar me vdekje të mos ekzekutohen

Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) publikoi të mërkurën masa të parakohshme që udhëzojnë Rusinë të ndalojë zbatimin e dënimeve me vdekje ndaj dy britanikëve që u dorëzuan pasi luftuan përkrah trupave ukrainase në Ukrainën lindore.

Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, së bashku me shtetasin maroken Saaudun Brahim, u dënuan me vdekje më 9 qershor për “veprimtari mercenare” nga e ashtuquajtura Gjykatë Supreme e Republikës Popullore të Donjeckut.

“Gjykata Evropiane vendosi ti kërkojë qeverisë ruse se dënimi me vdekje i vendosur ndaj të burgosurve të mos zbatohet,” thuhej në vendimin e lëshuar më 30 qershor. Familja e Aslin ka thënë se ai dhe Pinner jetonin në Ukrainë kur shpërtheu lufta në shkurt.

Tre burrat u kapën ndërsa luftonin në anën e Ukrainës kundër Rusisë dhe forcave të mbështetura nga Rusia, të cilat hynë në vend më 24 shkurt.

Shtetasit britanikë Aslin dhe Pinera u kapën nga forcat e mbështetura nga Rusia në Mariupol, në prill, gjatë luftimeve të ashpra për kontrollin e qytetit.

Marokeni Saadun u dorëzua në mars, derisa luftonte në një qytet të vogël midis Mariupolit dhe kryeqytetit të rajonit Donetsk.

Britania, Kombet e Bashkuara, Ukraina dhe Gjermania kanë dënuar dënimet me vdekje të dhëna ndaj ushtarëve që luftuan në krah të ushtrisë ukrainase.

Go to TOP