Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skënderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Skënderaj-Klinë, saktësisht në fshatin Rakinicë.

Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skënderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit  lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, ka thënë Zahiti.


Go to TOP