Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, arrestohen katër persona

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend. Rastet janë raportuar në Podujevë, Klinë dhe Rahovec.

Lidhur me këto raste janë arrestuar katër të dyshuar.

Sipas Policisë, në Lipjan të hënën rreth orës 01:15 është arrestuar një burrë nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër ka ndodhur në Lipjan. Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se një grua ka raportuar se një grua tjetër ushtroi dhunë psikike ndaj saj e një burrë ka ushtruar dhunë fizike.

“Lipjan Maj 2024-NN. Me 08.07.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë psiqike nga e dyshuara femër kosovare, ndërsa dhune fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , palët janë intervistuar , ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Podujevë një burrë ka sulmuar një grua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në Klinë, raportohet se të hënën rreth orës 19:00 është arrestuar i dyshuari se ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër në Klinë, thuhet se të hënën mjë grua ka raportuar se u sulmua nga një burrë dhe se ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Edhe në Rahovec, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje.

“Rahovec 02.07.2024-12:00. Me 08.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP