Kosova.info

Gjashtë muaj dënim burgimi me kusht për veprën penale kanosja

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit C.V., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në afat prej një (1) viti, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepre tjetër penale.

I pandehuri akuzohet se më 3 shkurt 2021, në Komunën e Shtërpcës, seriozisht e kanos me fjalë dhe gjeste se do ta privojë nga jeta të dëmtuari E.A. – i cili ishte në cilësin e trajnerit të anëtarëve të vendvotimit, në atë mënyrë që tek i dëmtuari shkakton frikë dhe pasiguri.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Kosova.info/

escort mersin - izmir escort