Gjakovë: Tre nxënës theren në një shkollë

Tre nxënës janë përleshur mes vete me mjete të forta, gërshërë e stilolapsa.

Si rezultat i kësaj kanë përfunduar në spital.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka folur Jeton Vorfi, shefi i Emergjencës në spitalin “Isa Grezda”.

Vorfi tha se pas trajtimit ata janë liruar për në shtëpi.

“Lëndimet nuk kanë qenë të mëdha, kanë qenë të vogla. Kanë pasur ndryshe sipërfaqësore dhe disa gërvishtje”, tha Vorfi.

Klankosova.tv mëson se nxënësit janë të moshës 13 vjeçare.

Dy prej tyre janë vëllezër mes vete.

Ata janë përleshur me një nxënës tjetër, arsyeja për të cilën akoma nuk dihet.

Kjo ngjarja ka ndodhur në shkollën “Selman Riza” në Gjakovë.

Go to TOP