Gjakovë, nipi ia dëmton orenditë e shtëpisë gjyshes së tij

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka dëmtuar orenditë e shtëpisë së gjyshes së tij.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas kontrolleve mjekësore është dërguar në repartin e psikiatrisë për hospitalizim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dëmtuar – demoluar orenditë e shtëpisë së gjyshes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari pas kontrolleve mjekësore është dërguar në repartin e psikiatrisë për hospitalizim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të shtunës. /Kosova.info/

Go to TOP