Gjakovë: Humbin jetën dy punëtorë ndërtimi

Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi në Gjakovë.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Menjëherë pas aksidentit ata janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë në Emergjencë, por përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, fatkeqësisht nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë e ditur se janë duke u kryer hetime për zbardhje të rastit.

Në të kaluarën udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë shprehur të shqetësuar me, siç kanë thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Në Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.


Go to TOP