Giround transferohet te Milani

Olivier Giroud  është transferuar nga Chelsea për te Milani dhe i njëjti do të veshë fanellën me numrin 9.

Të enjten ai arriti aty, kurse të premten iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore .

AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Olivier Jonathan Giroud në një transferim nga Chelsea FC.

Sulmuesi francez do të veshë fanellën me numrin 9, ”thuhet në deklaratën zyrtare të Milanit.

Është raportuar  se kostoja e transferimit ishte një milion euro, plus deri në një milion në shtesa të ndryshme dhe bonuse të lidhura me performancën.

Bonuset janë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Kontrata dyvjeçare vlen rreth 3.5 milionë euro për sezon, me një mundësi për një vit të tretë.

Giroud ka shënuar 46 gola nga 110 paraqitje për Francën.

Go to TOP