Giroud mes Milanit dhe Amerikës

E ardhmja e veteranit francez, Olivier Giroud raportohet se është Milanit dhe Amerikës.

Sulmuesi francez në fund të këtij sezoni e mbyll aventurën tek “Rossonerët”.

Sipas medieve italiane, lojtari ende nuk ka arritur marrëveshje me milanistët për rinovimin e kontratës së re.

Giroud kërkohet nga klubi amerikan, Los Angeles FC. Madje, siç raportohet, klubi amerikan është në pozitë të mirë për të transferuar reprezentuesin e Francës.

Los Angeles FC duket se është opsion që e preferon lojtari, i cili tashmë është duke shkuar drejt fundit të karrierës së tij futbollistike. 

Go to TOP