Gjendet pa shenja jete një 43-vjeçar në Ferizaj
Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 43-vjeçare në Ferizaj.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se vdekja është konfirmuar nga mjekët kujdestarë.
“Sot, rreth orës 14:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Zenel Hajdini”,rrugica “Drenica” në Ferizaj është gjetur pa shenja jete me inicialet B.S ( M/K) i moshës 43 vjeçar. Vdekja është konfirmuar nga mjekët kujdestarë”, u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se policët hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin si dhe janë intervistuar edhe familjarët e viktimës.
“Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pa jetë është derguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekje”, ka thënë Veseli.
