Gërvalla: Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, plagë e hapur për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvallaka, ka thënë se vëllezërit Bytyqi  janë dëshmi e fuqishme dhe kujtesë e përhershme e kontributit të pashembullt të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës dhe e krimeve të pandëshkuara të Serbisë.

Në një një postim në Facebook, Gërvalla tha se zbardhja e këtij krimi dhe dhënia e dënimit të merituar për përgjegjësit, mbetet një plagë e hapur për Kosovën.

“Bashkë me kryeministrin Kurti, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme të vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, shtetas amerikanë dhe djem të Kosovës që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.  25 vite kanë kaluar por zbardhja e këtij krimi dhe dhënia e dënimit të merituar për përgjegjësit mbetet një plagë e hapur për Kosovën dhe Amerikën”, ka shkruar Gërvalla në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP