Gërvalla takon kongresistin Turner: Kosova në NATO krijon siguri

Situata aktuale e sigurisë dhe shqetësimet pas sulmit serb të 24 shtatorit në Banjskë, kërcënimet e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe nevoja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me kongresistin republikan Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës.

Në njoftimin për media, thuhet se ministrja Gërvalla ta ketë siguruar kongresistin Turner se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve dhe aleatëve të saj.

Go to TOP