Rodri mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit
Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri, mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një lëndimi gjatë ndeshjes mes City dhe Arsenalit në Premier League të dielën.
Rodri u largua nga fusha duke u kthyer pas , pasi ra duke mbajtur gjurin e tij të djathtë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, përshtypjet e para pas testeve të para janë për një lëndim serioz, duke i shtuar tensionin skuadrës në këtë periudhë të rëndësishme.
Humbja e Rodrit do të ishte një goditje e madhe për shpresat e Cityt për të fituar titullin e pestë radhazi në Premier League dhe ambiciet për ta rikthyer Champions League.
Ish-lojtari i Atletico Madridit është përfolur si një kandidat potencial për të fituar Topin e Artë këtë vit pas rolit të tij në titullin e fundit të Cityt dhe në suksesin e Spanjës në Euro 2024.