Gazetari Stephan Israel i reagon Josep Borellit

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar.

“Serbia emëron dy ministra të sanksionuar nga SHBA, saboton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vlerësohet. Kosova i çon kryetarët e komunave të zgjedhur në mënyrë korrekte me përcjellje policore në këshillat e tyre dhe dënohet për këtë. Gjeni gabimin”, ka shkruar ai në platformën ‘X. /Kosova.info/

Go to TOP