Gazetari Lulzim Shala vlerësohet nga KOK
Gazetari i njohur sportiv i Radio Kosovës, Lulzim Shala, është vlerësuar me çmimin për kontribut në gazetari gjatë ceremonisë “Laureatët 2024”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Gjatë pranimit të çmimit, Shala ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë e sportistëve në punën e gazetarëve sportivë.
“E falënderoj KOK-un për këtë çmim të veçantë. E falënderoj familjen time, kolegët dhe sportistët, me të cilët kemi jetuar. Pa sportistët, ne gazetarët sportivë nuk do të ekzistonim. Për brezat e ardhshëm, një porosi: ta duan dhe ta kultivojnë gazetarinë sportive”, ka thënë Shala.
