Gazetari Dëfrim Methasani vlerësohet nga KOK

Gazetari i njohur sportiv i Radio Televizionit Shqiptar, Dëfrim Methasani, është vlerësuar me çmimin për kontribut në gazetari gjatë ceremonisë “Laureatët 2024”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Gjatë pranimit të çmimit, Methasani është shprehur i emocionuar dhe falënderues për këtë vlerësim.

“Fjala e bukur shqipe ‘faleminderit’ sonte më duket pak, ndërsa fjala tjetër e bukur ‘mirënjohje’ sonte vlen më shumë. Natyrisht që kjo mirënjohje ka emrin tim personal, por unë mendoj se ajo ka ngjyrat kuq e zi, ka ngjyrat e Shqipërisë, ka ngjyrat e Radiotelevizionit Shqiptar, ku unë punoj prej tridhjetë e pesë vitesh, dhe ka edhe ngjyrat e gazetarëve sportivë në Shqipëri”, ka thënë Methasani.


Go to TOP