Yll Kastrati shpallet “Shpresa Olimpike 2024”

Basketbollisti Yll Kastrati është shpallur “Shpresa Olimpike 2024” për kategorinë e meshkujve gjatë ceremonisë “Laureatët 2024” të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në fjalën e tij, Kastrati ka shprehur mirënjohjen e tij për KOK-un dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke e cilësuar këtë çmim si një privilegj.

“Faleminderit KOK dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës. Privilegj të jem këtu mes jush. Ky çmim do të jetë një shtysë e madhe për të vazhduar për të kontribuar për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kastrati.


Go to TOP