Gazetari Kushtrim Sadiku përkujton babin e tij në ditëlindjen e tij të përbashkët
“Babi, sot është dita jonë e përbashkët. Çfarë mungese e madhe, çfarë emocioni, dhimbje e gëzimi. Të gjitha sot vërtiten në mendjen time,” kështu nis një postim të ndjerë gazetari i njohur, Kushtrim Sadiku, drejtuar babait të tij në një ditë të veçantë për të dy.
Duke reflektuar mbi 10 gushtat e kaluar së bashku, Sadiku shpreh nostalgjinë dhe dhimbjen e tij për mungesën fizike të babait.
“Të kujtoj me mall. E me mall i kujtoj të gjitha 10 gushtat që i kemi shënuar së bashku, asnjëherë duke menduar se një ditë nuk do të jemi bashkë, fizikisht natyrisht.”
Në këtë ditë të veçantë, gazetari zgjodhi të kujtojë babin e tij përmes një fotografie të redaksisë së “Rilindjes”, ku babai i tij kaloi pjesën më të madhe të jetës profesionale.
“Sot po të kujtoj me një fotografi të redaksisë së Rilindjes, ku e kalove pjesën më të madhe të jetës. Këto ngjyra më dominojnë mendimet sot, nuk e di pse. Ndoshta që emocionet kryesore i ke përjetuar aty, gëzimin dhe dhimbjen padyshim.”
Kushtrim Sadiku përfundon letrën e tij me një mesazh të ndjerë dashurie dhe mirënjohjeje.
“Babi, je në mendjen time, je në zemrat tona. Je dritë për mua, je dritë për neve në familje! Shpresoj je qetë atje lart! Gëzuar ditëlindjen babi, të dua shumë.”
Në këtë ditë, ai nuk është më fizikisht me babin e tij, por kujtimet dhe mësimet e tij mbeten të gjalla, duke e udhëhequr në çdo hap të jetës. /Kosova.info/