Gazetari i WSJ i thotë gjykatës se nuk është fajtor për spiunazh
Evan Gershkovich, gazetari i arrestuar i Wall Street Journal në Rusi, është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.
Ai brenda një gjykate në Moskë tha se nuk është fajtor për akuzat për spiunazh, për të cilën u arrestua nga shërbimi i sigurisë FSB, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
E njëjta gjykatë vendosi që Gershkovich të mbahet në paraburgim për gati dy muaj deri më 29 maj, sipas një dokumenti gjyqësor.
