Gaxherri: Kurti i ka dyert e hapura shkaku i qeverive të kaluara

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e ka pranuar asnjëherë Republikën e Kosovës.

Kështu deklaroi në Tëvë1, Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri.

Gaxherri tha se kanë filluar të bëhen qesharake deklaratat e Kurtit kur ai thotë se nuk do veprojë njëjtë si Qeveritë e kaluara, mirëpo sipas saj, ai tani në emër të tyre prezantohet në vendet tjera.

“Gjatë tërë kohës kur kryeministri Kurti thotë se nuk bëjmë siç kanë bërë qeveritë e kaluara, ka filluar të kalojë jo vetëm në ironi, por edhe në qesharake. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dyert e hapura si kryeministër i Republikës së Kosovës, republikë të cilën nuk e ka pranuar asnjëherë, republikë të cilën e ka luftuar në formën e tij. Kurti nuk e ka pranuar as Pakon e Ahtisaarit, e as simbolet të cilat i ka Kosova. Por, sot e pranon dhe shkon në emër të tyre duke e prezantuar. Përkundrazi, Kosova që 20 vite është ndërtuar, ka lind shtetësia për këto 20 vite, ka fituar kridibilitet jashtë vendit, por ka edhe shumë punë për të bërë”, tha tutje Gaxherri në Tëvë1.

Më tej, Gaxherri shtoi se Kosova gjithsesi ka arritjet dhe problemet e veta, mirëpo sipas saj, ka disa momentume të cilat kërkojnë shumë përgjegjësi nga Qeveria e vendit.

Go to TOP