Gasperini pas fitores ndaj Liverpoolit: Fituam në një stadium historik

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Liverpoolit.

Atalanta mbrëmë mundi skuadrën anglez (0-3), në ‘Anfield’ në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League, duke bërë hapin gjigant në garën për të kaluar në gjysmëfinalen e kësaj ligë evropiane.

“Është një krenari e madhe për ne, për Atalantën dhe për të gjithë atalantas-it. Jam tepër i kënaqur”, ka thënë Gasperini.

Strategu italian thotë se të besuarit e tij, bën një ndeshje të madhe.

“Ne bëmë një ndeshje të madhe. Ne triumfuam në një stadium historik”, ka theksuar Gasperini.

Kujtojmë se ndeshja kthyese luhet pas një javë në Itali.

Go to TOP