Gashi: Të gjithë kriminelët janë bashkuar kundër Albin Kurtit

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti dhe analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka reaguar lidhur me balotazhin e zgjedhjeve lokale 2025 duke thënë se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme komunale, por një front i bashkuar kundër Kurtit.

Në një shkrim të tij, Gashi pranoi se kishte qenë i zhgënjyer dhe i painteresuar për zgjedhjet e këtij viti për shkak të kandidatësh që dikur kishte mbështetur, si Përparim Rama në Prishtinë, Bedri Hamza në Mitrovicë dhe Ferit Idrizi në Vushtrri.

“Kam qenë totalisht i dezinteresumë për zgjedhjet lokale 2025 për shkak të dëshpërimit me pothuajse të gjithë kandidatët që i pata mbështetë në zgjedhjet lokale të vitit 2021: Përparim Ramën në Prishtinë; Bedri Hamzën në Mitrovicë, Ferit Idrizin në Vushtrri, e me radhë,” shkroi ai.

Megjithatë, pas fillimit të fazës së balotazhit, Gashi tha se ka kuptuar se kjo garë ka marrë karakter politik e përballës me kryeministrin Kurti.

“Këto ditë fillova me e përcjellë pakëz balotazhin, sidomos në Prishtinë e në Mitrovicë, dhe definitivisht këto nuk janë zgjedhje lokale. E pabesueshme se si qenkanë grumbullu të gjithë kriminelët kundër Albin Kurtit,” theksoi ai. /Kosova.info/


Go to TOP