Gashi: Nënat janë forca jonë – të bashkohemi për amanetin e tyre
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31, ka ndarë një mesazh emocional dhe reflektues mbi rolin e familjes dhe sakrificën e nënave në jetën dhe historinë e vendit.
Ai theksoi se secili përpiqet të jetë model për familjen dhe të kontribuojë në ndërtimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e saj, njësoj si për atdheun. Megjithatë, sipas Gashit, shpesh harrohet barra dhe sakrifica që mbajnë mbi supe nënat.
Duke kujtuar përvojat personale, përfshirë bisedat me vajzën e tij dhe momentet e vështira gjatë mërgimit dhe luftës për liri, ai u shpreh se pikërisht nënat kanë qenë burimi kryesor i forcës dhe motivimit.
“Nënat mbeten gjithmonë motivi dhe forca jonë. Prandaj duhet të bashkohemi për ta ruajtur amanetin e tyre për familjen dhe vendin brez pas brezi”, theksoi Gashi.
Në fund, ai bëri thirrje për mbështetje në zgjedhje duke rikujtuar numrin e subjektit 113 dhe numrin e tij personal 31. /Kosova.info/
