Gashi: Milaim Zeka dhe Sadri Imeri marrin mijëra euro në RTK pa punuar fare

Avokati Tomë Gashi ka denoncuar publikisht keqpërdorimet që bëhen në Radiotelevizionin e Kosovës(RTK).

Gashi tha se kryetari i sindikatës ka identifikuar dy persona që sipas tij njëri ka marrë rreth 300.000 euro dhe tjetri merrë nje shumë prej 1,700 euro në javë.

Ai i ka përmendur vetë këta persona dhe pastaj do të jetë qështje e drejtorit të RTK-së që të jep përgjigje lidhur me atë se a është interesi i RTK-së që të ketë gazetarë aty me 4 aktakuza të ngritura dhe me disa prej aktakuzave për mashtrime sipas aktakuzës së prokurorisë speciale të kosoves që janë 920 mashtrime dhe ai person e ka emrin Milaim Zeka dhe tjetri identifikohet si Kojshia Show (Sadri Imeri)’‘, tha ai.

Tutje , ai beson se aty punë të madhe ka edhe sindikata e RTK-së ,punë të madhe kanë edhe të tjetrët që dojnë me ndihmu për ndalimin e keqperdorimeve në RTK.

”Mendoj që punën më të madhe do duhet ta kishte Prokuroria e shtetit që thjeshtë ti dërgoj hetuesit e Policisë tonë dhe që të bëjnë hetime lidhur me pretendime të tilla të shumave marramendëse të keqperdorimeve në RTK dhe besoj qe duhet ta mbrojmë mediumin tonë publik”.

Ndoshta gjërat do të ndryshojnë me bordin e ri te RTK-së dhe të parandalojnë keqperdorime të tilla ku dikush merr rroga eventuale me vite të tëra pa punar fare , tha ai në ATV.

Go to TOP