Gashi: Me pas votu Albin Kurti Gjykatën Speciale kishit bo emisione për qdo sekond

Avokati Tomë Gashi në emisionin ‘Pressing’ tha se Hashim Thaçi ka deklaruar në parlamentin e Republikës së Kosovës që kush nuk e voton ligjin për Gjykatën Speciale është kunder UÇK-së.

Gashi tha se Hashim Thaçi ka gabuar për votimin e Gjykatës Speciale.

Nëse ai qat energji pozitive që e ka pas , me pas përdor ndryshe që me lexu mas pari raportin e Clint Williamsonit , nuk e kish votu Gjykatën Speciale.Une pota garantoj që asnjëri nga deputetët se ka pas jo që se ka lexu , se ka pas raportin e Clint Williamsonit , që e kish eleminu Gjykatën Speciale e kish gjujt në ujë.

Paramendone VETËVENDOSJA! thjesht me pas votu Gjykatën Speciale ose Albin Kurti me pas votu Gjykatën Speciale ,çka kishit bo,me pas votu Albin Kurti Gjykatën Speciale kishit bo emisione për qdo sekond , jo për qdo qdo natë. Kta thjesht nuk i kan rezistu presionit ndërkombëtar për formimin e Gjykatës Speciale, tha ai ne pressing.

Go to TOP