Gashi: Krejt Kosova me LDK-në

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, ka përmbyllur agjendën e sotme elektorale në komunën e Lipjanit, me takime në fshatrat Sllovi dhe Gadime, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje nga qytetarët.

Gashi theksoi se energjia dhe përkrahja që po merr nga qytetarët po e forcon bindjen për një fitore të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme. Ai u shpreh se fryma e bashkimit po shtrihet në çdo cep të vendit duke shtuar se “krejt Kosova është LDK”.

Në mesazhin e tij, ai bëri thirrje për mobilizim të mëtejmë duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj force politike, të cilën e cilësoi si adresën e vetme për zhvillimin e vendit.

Fushata e LDK-së po vazhdon me aktivitete të shumta në të gjitha komunat, ndërsa kandidatët e saj po kërkojnë mbështetje për numrin 113, me synimin për të siguruar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP