Gashi i bashkohet ekipit të mbrojtjes së Nagip Krasniqit: Jo kalkulime por drejtësi
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot i është bashkuar ekipit të mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar dhe akuzuar për keqpërdorime gjatë tenderimeve në Korporatë.
Me të marrë detyrën e avokatit, Gashi ka ngritur dyshime se Prokuroria po kalkulon në mënyrë të padrejtë ndaj Krasniqit, e sipas tij, nën këtë ndikim po bie edhe Gjykata.
“Jo kalkulime por drejtësi! Për z. Nagip Krasniqin duhet te ketë drejtësi e jo kalkulime te Prokurorisë nën ndikimin e se cilës po bie edhe Gjykata. Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtës te z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtës, së shpejti do të paraqesim ankesë në Gjykatën Supreme te Kosovës, e cila duhet ta lirojë z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejte, i panevojshëm, e i kundërligjshëm!”, ka shkruar Gashi.
