Gashi: Fushë Kosova mbetet vatër e LDK-së dhe Rugovizmit
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi me numër 31, ka zhvilluar një takim me bashkëqytetarë në Fushë Kosovë, ku ka kërkuar mbështetje për vizionin e LDK-së.
Ai u shpreh në përkrahje të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se Fushë Kosova mbetet një nga “vatrat e Rugovizmit dhe LDK-së”.
“Bashkohu edhe ti”, ka qenë thirrja e tij drejtuar qytetarëve, ndërsa ka falënderuar pjesëmarrësit për mbështetjen dhe angazhimin në aktivitetin elektoral të partisë. /Kosova.info/
